4.5 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Buy now

spot_img

Këto janë pagat e ushtarëve të FSK-së, dukshëm më të larta se të ushtrisë serbe

Çështjet e pa zgjidhura politike në vend janë duke penguar vazhdimisht formimin e Ushtrisë së Kosovës, e cila kohë më parë i ka plotësuar gjitha kapacitetet e veta operacionale dhe e gatshme të marrë detyrat e sigurisë që i takojnë një ushtrie.
Pas një periudhe kohore prej 10 viteve Forca të Armatosura te Kosovës, do të kenë 5000 pjesëtar aktiv dhe 3000 rezerve. Por, edhe pas kësaj kjo do të mbetet forca më me pak pjesëtar krahasuar me vendet e rajonit.

Ndërkaq në aspektin e pagave FSK-ja llogaritet të jetë e para, sepse paga më e ulët është më e lartë se e ushtrisë shqiptare dhe asaj serbe.
Ministria e Forcës së Sigurisë në një përgjigje për Indeksonline, ka dhënë detaje të pagave të pjesëtarëve të saj varësisht nga grada ushtarake.

“Paga mujore e një ushtari është 405.90€ bruto ndërsa e oficerit më të lartë(gjenerallejtënant) është 1,602.15€ bruto pa përfshirë përvojën e punës e cila llogaritet: 1 vit shërbim me 0.5% të pagës bazë”, thuhet në përgjigje MNFSK-së.

Ndërkaq, sipas publikimit të raportit pagave të ushtrisë shqiptare sipas mediave vendase, pagesa mujore e ushtarakëve nis nga 44.870 leke ose 358.05 euro, shkruan Indeksonline.
Sa i përket pagave në një nivel më të ulët gjendet ushtria serbe.

Sipas një artikulli të botuar nga media serbe Novosti.rs, paga e një ushtari profesionist nis nga 31.000 dinarë ose konvertuar i bie 261.94 euro.
Kjo sipas tyre tregon arsyet më të shpeshta të braktisjes së shërbimin ushtarak profesionist.

Në vitet e fundit, nga uniforma e Forcave të Armatosura të Serbisë kanë hequr dorë 800 ushtarë si dhe dhjetra oficer.

Arsyeja më e shpeshta për ndërprerjen e kontratës është statusi i dobët i të punësuarve në sistemin mbrojtës.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img