Site icon PrishtinaPress

Këto janë ndryshimet në linjat e autobusëve të rinj në Prishtinë

Janë bëtë gati një javë që nga lëshimi në qarkullim i 31 autobusëve të rinj në rrugët e kryeqytetit të Kosovës.

Këta autobusë janë lëshuar për linjën një dhe katër.

Besart Tahiri nga “Trafiku Urban” ka thënë për portalin Arbresh.info se nga lëshimi në qarkullim linja 1 ka pasur disa ndryshime në destinacion, ndërsa linja 4 ka mbet siç ka qenë, përcjell portali Arbresh.info

“Linja 1 niset nga Fakulteti Teknik për të vazhduar tek Ministria e Arsimit, Prapa Teatrit Kombëtar, të Plepat, të kompleksi “Qafa” ,të Pallati i Rinisë, të rruga “Ramiz Sadiku”, në Lakërishtë dhe në fund deri në Fushë Kosovë”, tha Tahiri duke shtuar se e njëjta linjë bëhet edhe nga kthimi prapa.

“Ndërsa linja 4 është siç ka qenë më herët pra duke u nisur nga ‘Mati’, ‘te banesat e bardha’ në ‘Breg të Diellit’, në ‘Ulpianë’, te ‘tre sheshirat’, te ‘Qafa’ edhe në ‘Gërmi’”.

Ai bëri të ditur se autobusët nga ora 11 e 30 deri në orën 18:00 janë çdo 5 minuta dhe në mëngjes prej orës 07:00 deri në 08:30 janë çdo 5 minuta.

Transporti me Trafikun Urban fillon në orën 07:00 deri në orën 22:00, ku bëhet nisja nga Gërmia dhe Mati.

Kujtojmë se edhe autobusi 5 ka ndryshuar linjën e udhëtimit.

Derisa para disa muajsh ky autobus udhëtonte nga rruga “Nazim Gafurri”, prapa Teatrit Kombëtar të Kosovës, pastaj nëpër Bulevarin “Dëshmorët e Kombit”, afër Spitalit e shkonte deri tek Ambulanca në Breg të Diellit, tani autobusi 5 nuk shkon më tek ambulanca në ‘Breg të Diellit’ por kthehet prapa Fakultetit Teknik dhe vazhdon deri në rrugën B.

Ndërkohe qytetarët e Prishtinës janë në pritje edhe të 20 autobusëve tjerë të cilët sipas zyrtarëve komunal pritet të vijnë gjatë muajit mars ose prill.

Exit mobile version