Sot zhvillohen 10 ndeshje të kualifikimeve për Kampionatin Evropian “EURO 2024”, të vlefhsme për xhiron e nëntë.
Mali i Zi dhe Serbia janë skuadrat që sonte kërkojnë një vend për në Evropian, shkruan IndeksOnline.
Serbia sot është nikoqire e Bulgaris dhe aktualisht është në vendin e dytë të Grupit G, me 13 pikë, dy më shumë se Mali i Zi, e cila përballet në udhëtim me Hungarinë, që ka siguruar biletën për Gjermani.
Po ashtu sonte dy kombëtaret që kanë siguruar kualifikimin në Evropian, Spanja dhe Portugalia zhvillojnë ndeshjet e fundit në këto kualifikime, ku për kundërshtarë do ti kenë Gjeorgjinë respektivisht Islandën.