1.9 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Këto janë momentet ikonike në ceremoninë e ndarjes së çmimeve Oscar të mbajtur mbrëmë

Çmimet e 95-ta të Akademisë Oscar hynë në histori si një natë me momente historike, me arinj dhe një gomar në skenë, me shumë muzikë dhe një tapet ‘të kuq’ relativisht të parashikueshëm.

Në vijim janë të paraqitura disa prej momenteve më ikonike të mbrëmjes.

Pushtimi i aziatikëve

Momenti më i fuqishëm i natës ishte qarja e Ke Huy Quan kur mori Oscarin e tij të parë. “Mamaja ime është 84 vjeçe dhe është në shtëpi duke na parë. Mami, sapo fitova një Oscar. Udhëtimi im filloi me një varkë. Kalova një vit në një kamp refugjatësh dhe disi përfundova këtu në skenën më të madhe në Hollywood. Kjo është ëndrra amerikane”, ka deklaruar ai.

Kafshët në skenë

Nëse keni parë “The Banshees of Inisherin”, e dini se sa i rëndësishëm ishte roli i Xheni, gomarit që ishte shoku më i mirë i Colin Farrell. Kimmel doli në skenë me të, duke e pasur atë si një kafshë mbështetëse emocionale, por më pas mësuam se ajo nuk ishte Xheni e vërtetë. E sikletshme? Po, ashtu si çdo gjë që përfshin kafshët në argëtim.

Për fat të mirë, ariu në “Cocaine Bear” nuk ishte i vërtetë dhe ai bashkë-prezantoi një çmim për efektet më të mira vizuale, me Elizabeth Banks.

Por ku ishte Tom Cruise?

Nëse ka një aktor që u hyjnizua këtë vit, edhe nëse nuk kishte asnjë shans për të fituar një Oscar, ai ishte Tom Cruise. ‘Top Gun: Maverick’ shpëtoi industrinë e filmit, sipas Steven Spielberg, filmi solli miliarda në arkë dhe Tom thjesht nuk u shfaq. Sipas përfaqësuesit të tij, ai po xhironte Mission Impossible 8.

 

Homazh prekës i John Travolta për Olivia Newton John

Aktori predikoi videon “In Memoriam” për personazhet e famshëm që kanë ndërruar jetë vitin e kaluar. “Ata prekën zemrat tona, na bënë të buzëqeshim dhe u bënë miq të dashur që do të mbeten përgjithmonë të përkushtuar,” duke iu referuar vargut të kënduar nga ylli Olivia Newton John.

Reklama e Sirenës së Vogël

Arielin do ta shohim patjetër, por për çdo gjë ka gjithmonë një moment të duhur. Zotërinjtë Bailey dhe McCarthy u ngjitën në skenë për të promovuar filmin e tyre, i cili do të shfaqet në maj 2023. Tani është e vështirë të shikosh një traileri në çmime.

Fitorja e Jamie Lee Curtis dhe nervat në Twitter

Personi i parë që u mërzit me fitoren e Curtis ishte qartë Angela Basset. Ndërsa ne prisnim që Basset të largohej me Oscar, duke bërë histori, nuk ishte kështu. Twitter u zemërua dhe u nda në dy kampe. Një për Basset dhe një për Kerry Condon më pak të njohur, nga “The Banshees of Inisherin”.

Megjithatë, Jamie Lee Curtis bëri një postim humoristik para se të fillonte nata kur kuptoi se fustani i saj ishte në të njëjtën ngjyrë me tapetin.

Ajo bëri një hyrje dramatike në tapetin ‘e kuq’, por performanca e saj ishte më minimale se kurrë. Xhinse, bluzë e zezë, flokë të tërhequr pas, pa grim dhe kolona zanore e Top Gun. Në Twitter kishte komente se ajo u afrua shumë gjatë këngës, por zëri i saj ishte tërheqës, si zakonisht.

Duke u ngjitur në skenë, ajo dërgoi një mesazh të fuqishëm për dashurinë. Në veçanti tha: “Është shumë personale për mua. Unë mendoj se ne kemi nevojë për njëri-tjetrin. Ne kemi nevojë për shumë dashuri për të ecur përpara në këtë jetë. Ne të gjithë kemi nevojë për një hero ndonjëherë, ka heronj rreth nesh në vende të papritura. Por, mund të zbuloni se mund të jeni heroi juaj, edhe nëse ndiheni të thyer brenda”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img