Site icon PrishtinaPress

Këto janë metodat jo mjekësore për lehtësim të dhimbjeve të lindjes

Dhimbje te lindjes janë ndër më të vështirat dhe shumë gra preferojnë lindjen cezariane për të shmangur këto dhimbje, megjithëse një gjë e tillë nuk rekomandohet të bëhet pa pasur nevojë.

Shpesh ngritët pyetja, a ka ndonjë metodë jo mjekësore për të zbutur apo lehtësuar këto dhimbje?

Dimë se metoda më e përdorur për lehtësimin e dhimbjeve është ajo epidurale. Në fakt, në kohët moderne, një injektim epidural është një ndihmë për shumë femra që lindin në mënyrë natyrale por shumë nëna preferojnë të shmangin një metodë të tillë dhe dëshirojnë të zgjedhin një alternativë jo-mjekësore për lehtësimin e dhimbjeve.

Në fakt, ekzistojnë disa metoda të tilla të cilat ju ndihmojnë. Një nga to është prekja dhe masazhimi në shpinë. Megjithatë, ajo duhet të bëhet nga ndonjë ekspert për të shmangur ndonjë efekt anësor.

Lindja në ujë. Kjo metodë është përhapur shumë kohëve të fundit ngaqë lindja në ujë, po del të jetë lindje me shumë më pak dhimbje se lindja e zakonshme në sallë mjekësore.

Mbushje me ujë të ngrohtë apo qeset me akull. Të dy këto metoda, që realizohen duke i vendosur në shpinë, janë metoda alternative jo mjekësore që përdoren për të lehtësuar dhimbjet e procesit të lindjes.

Injeksione intradermale të ujit steril. Këto janë një metoda efektive për lehtësimin e dhimbjes të shpinës. Procedura përfshin një sasi të vogël të ujit steril (0.1ml deri 0.2ml) të injektuar nën lëkurë në katër vende, në pjesën e poshtme të shpinës. Ky injeksion zakonisht jepet gjatë fazës së parë të procesit të lindjes.

Akupunktura dhe hipnoza: Këto procedura alternative të kujdesit shëndetësor janë të mirëpritura nga pacientët dhe mjekët kur është fjala për menaxhimin e dhimbjeve të lindjes. Megjithatë, një gjë e tillë duhet të bëhet vetëm nga ekspertët profesionistë të këtyre terapive.

Exit mobile version