0.2 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Këto janë masat që do të jenë sonte në fuqi

Kosovarët do ta presin Vitin e Ri, nën masat kufizuese kundër COVID-19. Pas ndërrimit të motmoteve, ata do të duhet të qëndrojnë nëpër shtëpitë e tyre, për shkak të kufizimit të lirisë së lëvizjes.

MSh-ja gjatë ditëve të fundit ka kërkuar nga qytetarët që të kenë kujdes të shtuar gjatë festave të fundvitit.

Përmes postimeve në llogarinë e MSh-së në Facebook, apelohet që qytetarët t’i planifikojnë më herë blerjet për festa, për të shmangur grumbullimet e panevojshme.

Sipas masave anti-COVID që janë në fuqi, lëvizja e qytetarëve lejohet nga ora 05:00 e mëngjesit, deri në orën 00:00 të mesnatës.

Lokalet e gastronomisë lejohen të punojnë deri në orën 23:00, ndërkaq muzika duhet të ndalet në orën 21:30.

Çdo person i cili hyn në Republikën e Kosovës duhet të posedojë certifikatën e vaksinimit për vaksinimin e plotë (me dy doza) kundër COVID-19, apo certifikatën e vaksinimit për vaksinimin me një dozë, jo më e vjetër se katër  (4) javë, bashkë me testin RT-PCR negativ për COVID-19, jo më i vjetër se 48 orë, ose certifikatën e vaksinimit për vaksinimin me një dozë bashkë me dëshminë se personi ka kaluar COVID-19 (test RT-PCR pozitiv i lëshuar jo më pak se 21 ditë dhe jo më shumë se 180 ditë).

Ndërkaq nga data 3 janar e vitit 2020, për të gjithë personat që hyjnë në Republikën e Kosovës, do të vlejë vetëm certifikata e vaksinimit me dy doza të vaksinës.

Këtu mund t’i gjeni të gjitha masat anti-COVID që janë në fuqi.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img