Polica e Kosovës thotë se të gjeturat në këtë garazh tregojnë se “aty po përgatitej një sulm terrorist”.
“Në koordinim me prokurorinë mund të cilësojmë se ishte duke u kryer përgatitje e veprës terroriste”, tha një zyrtar i PK-së.
Lëvizja Vetëvendosje ka pranuar se depoja ku janë gjetur ka qenë në shfrytëzim të tyre.
Policia tha se është në kërkim të personave që kanë në shfrytëzim këtë objekt. /Telegrafi/