3.5 C
Pristina
Thursday, November 28, 2024

Buy now

spot_img

Këto janë gabimet që bëhen në kujdesin e shëndetit të dhëmbëve

Goja është e mbushur me baktere që ngjiten tek dhëmbët tuaj dhe nëse nuk i largoni, shëndeti juaj do të jetë në rrezik.

Teknika e duhur e larjes së dhëmbëve luan një rol shumë të rëndësishëm.

Nëse nuk i pastroni në mënyrën e duhur, kjo mund të bëjë që bakteret të dëmtojnë mishrat e dhëmbëve.

Pastroni vetëm dhëmbët

Një nga gabimet më të zakonshme në teknikën e larjes është përqendrimi në pjesën e sipërme të dhëmbëve.

Ju duhet të përqendroheni në vijën midis mishit dhe dhëmbëve.

Sepse kjo është zona ku rriten shumica e baktereve që mund të shkaktojnë sëmundje të ndryshme si gingiviti.

Përdorimi i një furçe me fije të forta

Fijet e forta mund t’i dëmtojnë mishrat e dhëmbëve, veçanërisht kur i përdorni për një kohë të gjatë.

Një furçë me fije të buta është më e mirë për mishrat e dhëmbëve.

Nuk përdorni fillin dentar

Shoqata Amerikane e Stomatologjisë (ADA), rekomandon që dhëmbët të pastrohen me fill dentar një herë në ditë.

Kjo është një mënyrë shumë e mirë për të larguar bakteret e grumbulluara dhe për të parandaluar formimin e pllakave tek dhëmbët.

Para gjumit, pastroni me fill dentar hapësirat midis dhëmbëve dhe më pas lajini ato si zakonisht me furçë.

Kohëzgjatja e pastrimit nuk është e mjaftueshme

Kohëzgjatja e saktë e larjes së dhëmbëve sipas stomatologëve është dy minuta.

Një person mesatarisht i pastron dhëmbët rreth 30 sekonda, gjë që nuk është e mjaftueshme.

Nga filli dentar, te larja e dhëmbëve me furçë dhe shpëlarja me gargarë, duhet të zgjasë dy deri në pesë minuta.

Pasta e dhëmbëve nuk përmban fluoride

Fluori ka marrë një reputacion të keq vitet e fundit për shkak të sigurisë së tij.

Sidoqoftë, fluori është përbërësi aktiv terapeutik që mbron dhëmbët dhe kur përdoret siç duhet pasta me fluor është e sigurt.

Nuk i pastroni dhëmbët rregullisht

Shumica e dentistëve rekomandojnë pastrimin e dhëmbëve të paktën dy herë në ditë, në mëngjes dhe në darkë.

Megjithatë edhe nëse nuk e ndiqni këtë rregull është e rëndësishme t’i pastroni para se të flini.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img