Gjykata në Colmar të Francës ka vendosur që vendimin për Ramush Haradinajn ta marrin më 27 prill. Lideri i AAK’së po gjykohet që nga janari në Gjykatën e Colmar, ku po akuzohet nga Serbia për krime të luftës
Haradinaj gjatë seancës ka thënë se gjyqësia franceze po i beson propagandës serbe, raporton Indeksonline.
Këto janë fjalët e tij në gjykim:
“Kanë bërë krime në Kosovë dhe m’i kanë fabrikuar mua. Vetë ish-presidentit serb, Slobodan Millosheviq ka qenë kriminel. Ata kanë bërë vrasje, kanë kryer krime në Kosovë e po më akuzojnë mua”, ka thënë Haradinaj”.