11.4 C
Pristina
Tuesday, October 1, 2024

Buy now

spot_img

Këto janë faktet që Dhurata Hoxha e “shkelë” zv/kryeministrin, Ramiz Kelmendi (Foto)

Zëvendëskryeministri i LDK-së, Ramiz Kelmendi ka tentuar të përvetësojë një sukses të Ministrisë së Drejtësisë që udhëhiqet nga Dhurata Hoxha e PDK- së.

Kelmendi pati potencuar në Televizionin Publik të Kosovës (RTK), se ai ishte iniciator për regjistrimin e pronave të ish- Jugosllavisë në prona shoqërore të Kosovës.

Madje, Kelmendi nuk ka hezituar ta paraqesë vetën si iniciator të vendimit për pronat shoqërore, , duke harruar se procesi për regjistrimin e pronave të Kosovës ka filluar para 4 muajsh nga ministrja Dhurata Hoxha.

Indeksonline ka siguruar shkresat për çështjen e regjistrimit të pronave të ish- Jugosllavisë në emër të Republikës së Kosovës.

Në fakt, Strategjia Kombëtare për të Drejtat Pronësore në Kosovës, e hartuar nën udhëheqjen e Ministrisë së Drejtësisë dhe e miratuar nga Qeveria e Republikës së Kosovës në dhjetor 2016, pas konsultimeve transparente dhe gjithëpërfshirëse afër dy-vjeçare me të gjitha palët e interesuara vendore dhe ndërkombëtare, e ka identifikuar si problem faktin që në Kosovë ka ende prona të paluajtshme të cilat në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare janë të regjistruara në emër të Jugosllavisë dhe të Serbisë.

Nuk dihet nëse Kelmendi është përpjekur tërfitoj ndonjë poen me punën e Ministres Dhuarata Hoxha apo kjo ka të bëjë me luftën mes partive të koalicionit qeveritar PDK-LDK. /Indeksonline/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img