2 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Buy now

spot_img

Këto janë akuzat e reja që ZPS-ja ia ngriti Thaçit për pengim në drejtësi

Zyra e Prokurorit të Specializuar ka ngritur akuza ndaj ish-presidentit të vendit, Hashim Thaçit, për veprat penale të pengimit të drejtësisë, sipas një Aktpadie të konfirmuar.

Sipas ZPS-së, Thaçi ndohej në Objektin e Paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës, kur iu dorëzua fletë-arresti.

“Në aktakuzën e konfirmuar, kundër z. Thaçi janë ngritur tri akuza për tentativë për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, me anë të pjesëmarrjes në veprimin e përbashkët të një grupi; katër akuza për shkelje të fshehtësisë së procedurës, dhe katër akuza për mosbindje ndaj gjykatës”, thuhet në njoftimin e ZPS-së, transmeton Klankosova.tv.

Tutje, Zyra e Prokurorit të Specializuar thotë se Thaçi do të paraqitet para një gjykatësi të Procedurës Paraprake të Dhomave të Specializuara lidhur me akuzat për vepra penale shtesë të ngritura ndaj tij.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img