0.7 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

Buy now

spot_img

Këto janë 6 gabimet në SnapChat që s’duhet t’i bëni më KURRË

Këto janë gabimet më të zakonshme në Snapchat që duhet t’i shmangni medoemos!
Snapchat është aplikacion i këndshëm, – përsa kohë e përdorni siç duhet.
Është në dorën tuaj ta bëni Snapchatin tuaj sa më interesant ose të mërzitshëm, që në vend që të fitoni ndjekës t’i humbni ata.
Për të shmangur këtë të fundit, ja cilat janë gabimet që me siguri i keni bërë, por nuk duhet t’i bëni më kurrë.
Postimet jashtëzakonisht të gjata
Çdo Story që zgjat më shumë se dhjetë klikime është shumë e gjatë.
Askush nuk është i interesuar të shohi 10 minuta video të maces apo të ushqimit që po ha.
Snap i dyfishtë
Bëheni tmerrësisht i mërzitshëm nëse të njëjtin snap e postoni në Story dhe ja dërgoni edhe miqve.
Jo vetëm që është përsëritëse, por gjesti nuk shihet aspak si i personalizuar. Harrojini komplimentet. E vetmja gjë që do të merrni është një “unfolloë” ose një mesazh që shkruan “mos më sill më foto”.
Të mërzitshëm
Ju mund t’i konsideroni si një prezantim realist i ditës tuaj, por nga kjo nuk do të fitoni ndjekës.
Përdorni filtra, stickers dhe bitmoji. Bëjini snapet tuaja më interesante. Gjithashtu, mos postoni gjithmonë foto të njëjta nga i njëjti vend. Sigurohuni që të ketë pak varietet.
Të pafytyrë
Shihni që miqtë tuaj postojnë në Snapchat çdo pesë minuta, e nga ana tjetër nuk i hapin mesazhet për tre ditë me rradhë. Është një JO e madhe. Mos u bëni kurrë ky person.
Snap streak
Nëse jeni në një Snap Streak, nuk është aspak e këndshme të prishni atë që janë dashur shumë shumë ditë për ta ndërtuar. Është e dhimbshme dhe nuk harrohet shpejt.
Snapet e ndaluara
Mund të duket humoristike të postoni foto dhe video të sikletshme të miqve tuaj. Vetëm kini parasysh që ata mund të bëjnë të njëjtën gjë me ju.
Ju pëlqen ideja? Jo? Atëherë mos e bëni!

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img