Plakja është e pashmangshme, por ne mund ta vonojmë fillimin e saj në mënyra shumë të thjeshta.
Nuk po flasim vetëm për kremrat dhe procedurat estetike që na bëjnë padyshim në favorin tonë, por edhe për disa ushqime mrekullibërëse që ndër të tjera kanë edhe veti kundër rrudhave.
Pra, nuk është çudi pse ne mbi 30 duhet t’i përfshijmë ato në dietën tonë, apo jo?
Le të shohim se cilat ushqime luftojnë rrudhat dhe t’i vendosim në karrocën tonë të blerjeve.
Avokado
Avokadoja e mrekullueshme është plot yndyrna të mira dhe vitamina A dhe C, elementë që na japin lëkurën elastike dhe me shkëlqim.
Salmoni
Ai ka acide yndyrore Omega-3 dhe e bën lëkurën tonë të duket më e ndritshme, duke i dhënë asaj hidratim që asnjë ushqim tjetër nuk mund të na japë.
Domate
Domatja e gatuar çliron likopen antioksidant i cili lufton radikalet e lira dhe ndihmon lëkurën tonë të qëndrojë me shkëlqim, të hidratuar dhe të shëndetshme.
Nuk po ju kërkojmë të teproni, këto tre ushqime janë të shijshme, të lehta për t’u gatuar dhe të përballueshme.
Pra filloni sot…/abcnews.al