0.3 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Buy now

spot_img

Këto janë 22 vendimet që u morën në mbledhjen e Qeverisë

Qeveria e Kosovës ka mbajtur sot mbledhjen e rregullt, ku ka marrë 22 vendime, raporton Gazeta Sinjali.

Në mesin e këtyre vendimeve janë edhe ai për miratimin e Projektligjit për Banim Social të Përballueshëm, si dhe ndryshimi i Udhëzimit Administrativ që mundëson që pronat e sekuestruara të kryeterroristit Milan Radojiçiq t’i jepen në shfrytëzim dhe menaxhim të Policisë së Kosovës.

Njoftimi i plotë:

Të gjitha vendimet:

  1. Miratuar Projektligjin për Banim Social të Përballueshëm. Zbatimi i këtij ligji përfshin programin për banimin social, banimin e përballueshëm për çiftet e reja, rindërtimin dhe renovimin e shtëpive për familjet në nevojë, si dhe përmirësimin e kushteve të lagjeve. Grupet që do të përfitojnë përfshijnë familjet me situatë ekonomike të vështirë, të papunët, të pastrehët, viktimat e dhunës në familje, viktimat e trafikimit të qenieve njerëzore, të rinjtë, komunitetet jo shumicë dhe grupe të tjera të përcaktuara në projektligj.
  2. Miratuar Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dërgimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës Jashtë Vendit. Ky projektligj rregullon mënyrën e procedurat e dërgimit dhe tërheqjes së Forcës së Sigurisë së Kosovës jashtë vendit, përcaktimin e marrjes pjesë në operacionet ndërkombëtare të paqes dhe operacionet ndërkombëtare humanitare, e aktivitete tjera.
  3. Aprovuar Udhëzimin Administrativ “Edukimi për Mbrojtjen e Fëmijës, i cili ndërlidhet me shtyllën e parë në Strategjinë e Arsimit 2022-2026 për edukimin në fëmijërinë e hershme.
  4. Emëruar Bordin e Drejtorëve të Ndërmarrjes Publike Qendrore “Telekomi i Kosovës ” Sh. A., me këtë përbërje:

– z. Petrit Nahi, kryesues;

– znj. Rrezarta Pllana, anëtare;

– znj. Sajmie Thaçi, anëtare;

– znj. Lindita Toçi, anëtare;

  1. Emëruar Bordin e Drejtorëve të Ndërmarrjes Publike Qendrore “Kompania për Menaxhimin e Deponive ” Sh. A, me këtë përbërje

– z. Afrim Konjufca, Kryesues;

– znj. Emina Telaku, anëtare;

– znj. Valbona Shala Thaçi, anëtare;

– z. Petrit Pantina, anëtar;

  1. Miratuar vendimin përfundimtar për shpronësim për interes publik për nevoja të Depos Qendrore të Barnave dhe akomodim të administratës së Ministrisë së Shëndetësisë.
  2. Miratuar vendimin përfundimtar për shpronësim për interes publik për nevoja të Shërbimit Korrektues të Kosovës.
  3. Miratuar vendimin preliminar për shpronësim dhe krijimin e të drejtës së servitutit për interes publik në Qytetin e Malishevës.
  4. Miratuar vendimin për shqyrtim të mëtejmë të kërkesës për shpronësim për interes publik të pronave të paluajtshme për nevoja të Terminaleve Doganore: Hani i Elezit, Komuna Hani i Elezit, Merdare, Komuna Podujevë dhe Dheu i Bardhë, ZK Domoroc, Komuna Ranillugë.
  5. Dhënë në shfrytëzim për Ministrinë e Punëve të Brendshme të pronave në zonat kadastrale Jesenovik i Epërm dhe Çeçevë, Komuna Zubin Potok, pronë e Agjencisë Pyjore të Kosovës.
  6. Themeluar Komisionin e pranimit për pozitën e Kategorisë së Lartë Drejtuese: Drejtor Ekzekutiv në Agjencinë Pyjore të Kosovës, në kuadër të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.
  7. Ndryshuar dhe plotësuar Vendimin e Qeverisë Nr.06/ 143 të datës 28 prill 2017 për themelimin e Komisionit Qeveritar për Njohjen dhe Verifikimin e Statusit të Personave të Dhunuar Gjatë Luftës Çlirimtare të Kosovës i ndryshuar dhe plotësuar me Vendimin Nr. 16/48 të datës 7 dhjetor 2020 dhe Vendimin Nr. 02/54 të datës 12 janar 2022. Sipas këtij plotësim ndryshimi, paragrafi 9 i pikës 1 riformulohet si në vijim: z.Kreshnik Oseku, MFPT – anëtar.
  8. Aprovuar Raporti Vjetor të Statistikave Zyrtare për vitin 2023.
  9. Miratuar nismën për lidhjen e Marrëveshjes së Grantit ndërmjet Republikës së Kosovës e përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve dhe Qeverisë së Zvicrës e përfaqësuar nga Departamenti Federal i Punëve të Jashtme përmes Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim për Programin “Menaxhimi i Integruar i Burimeve Ujore në Kosovë Faza 2”. Qëllimi i këtij programi është që të mbështesë Kosovën të themelojë një kornizë të integruar funksionale për mbrojtjen, cilësinë e përdorimin e qëndrueshëm dhe ndarjen e barabartë të burimeve ujore në Kosovë.
  10. Miratuar Koncept dokumentin për Veprimtari Kërkimore, Shkencore dhe Inovacion. Ky dokument rrjedh nga Programi Kombëtar i Shkencës 2023-2028, i miratuar vitin e kaluar. Një ndër objektivat kryesore të Programit është zhvillimi i një sistemi efektiv të kërkimit shkencor dhe inovacionit, përmes konsolidimit të kornizës ligjore.
  11. Themeluar Komisionin ad hoc për vlerësimin profesional për kategorinë e lartë drejtuese për Sekretar të Përgjithshëm në Ministrinë e Financave, Punës dhe Transfereve.
  12. Aprovuar raportin gjashtëmujor financiar për vitin 2024.
  13. Themeluar bordin këshillimor shkencor lidhur me ndryshimet klimatike.
  14. Rialokuar 3 milionë euro për 55 projekte kapitale nëpër komuna.
  15. Plotësuar dhe ndryshuar vendimin e Qeverisë Nr. 02/58 i dt. 2 shkurt 2022 i ndryshuar dhe i plotësuar me vendimin Nr. 01/166 të dt. 15 tetor 2023, me qëllim për të harmonizuar përbërjen e bordit me legjislacionin në fuqi për barazinë gjinore, e për të mundësuar ushtrimin e plotë të kompetencave të KEK.
  16. Plotësuar dhe ndryshuar Udhëzimin Administrativ për Plotësimin dhe Ndryshimin e Udhëzimit Administrativ (QRK) Nr.13/2022 për Mënyrën dhe Procedurat e Shitjes dhe Dhënies me Qira të Pasurisë së Luajtshme dhe të Paluajtshme të Sekuestruar dhe të Konfiskuar. Ky Udhëzim rregullon të drejtën e Agjencisë për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar dhe të Konfiskuar që të jap me qira në fazën e sekuestrimit pasuritë e paluajtshme pa ankand publik, nëse pasuritë e paluajtshme i kërkon një institucion publik ose organ shtetëror.

Shkurtimi i procedurave të dhënies me qira të pasurive të paluajtshme pa ankand publik në fazën e sekuestrimit është bërë me qëllim të përshpejtimit të kalimit të pronës së paluajtshme nga Agjencia në shfrytëzim të institucionit publik që e kërkon atë. Kjo, për shkak se disa pasuri që tashmë janë sekuestruar, gjinden në disa pika strategjike të territorit tonë, konkretisht në veri të vendit. Shfrytëzimi dhe menaxhimi i tyre nga institucionet e sigurisë është i rëndësisë nacionale dhe i kontribuon rritjes së sigurisë territoriale në përgjithësi.

  1. Emëruar Komisionin ad-hoc të Pranimit për Kategorinë e Lartë Drejtuese: Drejtor (ekzekutiv) i Përgjithshëm në Agjencinë për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar dhe të Konfiskuar.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img