Kandidati për kryeministër nga radhët e AAK-së, Ramush Haradinaj, ka bërë të ditura 100 zotimet e tij në qoftë se partia e tij merr besimin e qytetarëve në zgjedhjet e 6 tetorit për ta qeverisur Kosovën.
Ish-kryeministri Haradinaj, partia e të cilit në garën në zgjedhjet e parakohshme parlamentare garon në koalicion me PSD-në e Shpend Ahmetit ka shpalosur prioritetet e tij nëse merr mandatin për Kryeministër pas 6 tetorit.
Haradinaj, zotimet e tij i ka publikuar përmes një postimi në Facebook, duke thënë se nuk mjaftojnë as 100 zotimet e tij aq sa ka nevojë vendi ynë. /Telegrafi/
Më poshtë po ua sjellim 100 zotimet e Haradinajt: