0.7 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Buy now

spot_img

Këto gabime me tharëse ua dëmtojnë flokët

Tharja e flokëve pas dushit mund të duket e thjeshtë, mirëpo ky proces ka edhe truket e veta për të mos i dëmtuar flokët.

Gjëra të tilla si distanca në momentin e tharjes, drejtimi dhe temperatura janë të rëndësishme.

Këto janë disa nga gabimet që bëni në përditshmëri:

Pothuajse të gjitha tharëset e flokëve kanë një dy butona një që lëshon ajër të ngrohtë dhe një të ftohtë. Ju nuk duhet ti thani gjithë kohës flokët tuaj me të ngrohtë por duhet t’i kaloni këto dy procese me radhë.

Ajri i ftohtë do të ngadalësojë avullimin e lagështisë, që do të thotë se kaçurrelat tuaja do të zgjasin më gjatë.

Thani flokët tuaj nga rrënjët deri në fund, në drejtim të rritjes së flokëve. Përndryshe, nga shkallët që ju keni flokët do të marrin një drejtim tjetër duke u kthyer nga jashtë. Nëse i thani flokët nga rrënjët deri në fund, shkallët, përkundrazi, do të bashkohen dhe do të shtojnë një shkëlqim natyral në flokët tuaj.

Mbajtja e një tharëse me dorën tuaj duket të jetë mjaft e natyrshme – kjo është ajo që shumë njerëz bëjnë. Por është e gabuar, sepse keni nevojë për forcën dhe shkathtësinë e kësaj dore për stilim dhe shpërndarjen e fillesa të flokëve. Kjo do t’ju ndihmojë të kontrolloni më mirë procesin, të punoni me krehër në mënyrë më efikase dhe të shpenzoni më pak përpjekje në përgjithësi.

Nëse mbani tharësen afër kokës, jo vetëm që do t’i bëni flokët më të brishtë, por gjithashtu mund të digjni lëkurën e kokës. 12 cm është distanca e rekomanduar që duhet të mbani tharëses.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img