Në fund të këtij muaji të gjithë maturantët e Kosovës do t’i nënshtrohen Testit të Maturës.
Sikur secilin vit, edhe këtë vit ky test do të ndahet në dy afate, por këtë vit do të ketë disa risi.
“Provimi i Maturës 2018 organizohet në dy afate, afati i parë me datë 28-31 maj 2018, ndërsa afati i dytë me datë 05-08 qershor 2018. Ndryshimi është që këtë vit Provimi i Maturës organizohet në 4 ditë sipas regjioneve; Dita e parë: Regjioni i Ferizajt dhe Gjilanit. Dita e dytë; Regjioni i Prishtinës. Dita e tretë: Regjioni i Gjakovës dhe Prizrenit dhe Dita e katërt: Regjioni i Pejës dhe Mitrovicës”, tha Gashi.
Ai po ashtu ka treguar se këtë vit, ministri ka marrë vendim që nxënësit të lirohen nga pagesat e provimit.
“Ndryshim tjetër është që me vendim të ministrit Bytyqi, nxënësit janë liruar nga pagesa për paraqitjen e provimit”, ka treguar Gashi.
Provimi do të fillojë me 28 maj, ndërkaq MASHT tashmë ka bërë të gjitha përgatitjet që gjithçka të shkojë mirë në Maturën 2018.