8.8 C
Pristina
Sunday, March 23, 2025

Buy now

spot_img

Këto aktivitete do të zhvillohen për nder të Epopesë së Dukagjinit

27 vite më parë Ushtria Çlirimtare e Kosovës në Gllogjan ka zhvilluar njërën nga betejat më të ashpra me ushtrinë serbe. Kjo ngjarje ndryshe njihet Epopeja e Dukagjinit. E për nder të kësaj dite, të hënën do të ketë disa aktivitete, e cila njihet edhe si Dita e Dëshmorëve të Dukagjinit dhe fillimit të sulmeve të NATO-s. Manifestimi fillon me homazhe nga ora 11:00 te varrezat e dëshmorëve në Gllogjan, pastaj në ora 12:00 manifestimi qendror dhe nga ora 13:00 programi artistik. 

Më 24 mars 1998 në Gllogjan është zhvilluar beteja frontale nga forcat e UÇK-së dhe forcave të armikut, të cilat e kishin rrethuar Gllogjanin. Synim kishin shtëpinë e familjes Haradinaj, ku hasën në rezistencë të fuqishme nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës udhëhequr nga Ramush Haradinaj. Në këtë ditë ranë dëshmorë Himë Haradinaj, Gazmend e Agron Mehmetaj.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img