Sot, praktikisht çdo gjë që blejmë në dyqane prodhohet nga 10 korporata të mëdha.
Qoftë nëse është Mars, Snickers, Sprite apo Fanta – çfarëdo që zgjidhni, paratë tuaja shkojnë tek njerëzit e njëjtë.
Shikojeni më poshtë se kujt i përket tregu botëror në të vërtetë:
Kraft Foods
Themeluar më 1903 nga James Kraft, tani kjo kompani është kompania e dytë më e madhe në botë për prodhimin e produkteve të paketuara të ushqimit. Prodhimet e saj shiten në 155 vende, transmeton Gazeta Express.
Nestle
Nestle është prodhuesi më i madh në botë i produkteve të ushqimit. Disa prej brendeve që i prodhon janë Nescafe, KitKat dhe Nesquik.
Procter & Gamble
Kjo kompani është gjithashtu kompania më e madhe reklamuese në botë, që shpenzon rreth 8 miliardë dollarë në vit në reklamim. Kjo kompani njihet më së miri për prodhimin e Fairy, Ariel dhe Lenor, gjithashtu edhe Pampers, Tampax, Head & Shoulders, Pantene dhe më shumë.
Johnson & Johnson
Kozmetikët, produktet higjenike dhe mjekësore janë në mesin e atyre që Johnson & Johnson prodhon përmes 230+ kompanive shtesë.
Unilever
Një nga prodhuesit lider të produkteve për pastrim. Unilever prodhon edhe disa lloje të ushqimit që i konsumoni, gjithashtu edhe disa lloje të parfumeve që i vendosni.
Mars, Inc.
Shanset janë që çdo njëri prej nesh konsumon produktet e Marsit çdo ditë. Mars prodhon shumicën e ëmbëlsirave, duke përfshirë M&M, Snickers, Mars, Milky Way, Skittles, Kitekat dhe më tepër.
Kellogg’s
Themeluar më 1906 në Miçigan, SHBA, Kellogg është tani një nga prodhuesit më të mëdhenj të produkteve të ushqimit në botë.
General Mills, Inc.
Një nga korporatat më të mëdha në botë, General Mills, Inc. fokusohet në prodhimin e produkteve të ushqimit, lodrave dhe rrobave, gjithashtu ka në pronësi edhe një rrjet të madh të restoranteve.
PepsiCo
Pepsi u formua më 1965, kur Kompania Pepsi e Cola-së u bashkua me Frito Lay. Prodhimet e saj përfshijnë pijet 7up, Mountain Dew, Tropicana, Walkers Crisps dhe Cheetos.
Coca-Cola
Prodhuesi më i madh në botë i pijeve joalkoolike, koncentrateve dhe shurupeve në botë, Coca-Cola është gjithashtu edhe njëra nga kompanitë më të mëdha në SHBA. Prodhimet e saj, që përfshijnë Sprite, Fanta, Schweppes dhe Bon Aqua, shiten në më shumë se 200 vende të botës.