0.2 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Këtë vit ulet çmimi i ngrohjes?

Prishtinasit mund të presin ngrohje më të mirë këtë dimër që po vjen.

Kjo pasi, që nga 15 qershori, “Termokosi”, në koordinim me Komunën e Prishtinës, ka filluar me fazën e dytë të projektit të kogjenerimit, ku përfshihet riparimi i rrjetit ekzistues dhe 50 nënstacioneve të ngrohjes qendrore, raporton “038” i KTV-së.
Punimet tashmë kanë përfunduar në pozicionin e parë, nga Qendra Klinike Universitare e Kosovës në drejtim të lagjes “Mati 1”.
Ndërkohë, punimet janë duke vazhduar edhe në dy pozicione tjera.
Atë nga Termokosi në drejtim të rreth-rrotullimit në afërsi të shkollës së mesme të mjekësisë “Ali Sokoli”, dhe tjetri në rrugën “Luan Haradinaj” në zonën qendër.
Zëdhënësja e Termokosit, Afërdita Uka-Fejzullahu, ka njoftuar se punimet do vazhdojnë edhe në pjesë tjera të kryeqytetit.
“Do të vazhdohet në të gjitha lagjet ku operon Termokosi. Do të bëhet riparim në të gjithë ato pika ku ka pasur humbje të më të mëdha të energjisë termike. Më së shumti do të përfitojë zona qendër pasi e ka rrjetin më të vjetër”, ka thënë Afërdita Uka-Fejzullahu zëdhënëse në Termokos.
Sipas saj, kursimi i energjisë termike që ka humbur për shkak të rrjetit të vjetër, do të shfrytëzohet për rritjet e kapaciteteve termike, më konkretisht zgjerimin e rrjetit.
Për këtë, Termokosi, në bashkëpunim me konsulencën e Komisionit Evropian, aktualisht janë duke e hartuar një plan, që do të përfshihet në fazën e tretë të projektit në vitin 2017.
Këtë lajm e kanë mirëpritur qytetarët e kryeqytetit, të cilët nuk kanë qenë të kënaqur me Termokosin në të kaluarën.
Në ngrohtoren e qytetit presin që punimet për riparimin e rrjetit ekzistues të përfundojnë dhe gjithçka të jetë gati para fillimit të sezonit të ngrohjes.
Ndërkohë, nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë, kanë njoftuar se nga 15 tetori, kur edhe zyrtarisht fillon sezoni i ngrohjes, pas shqyrtimit që do të bëjë ky organ i pavarur, do të ketë çmime të reja për ngrohje, por ende nuk dihet nëse do të ketë ulje.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img