Në shkollat e Komunës së Prishtinës do të mbahet mësim edhe gjatë ditës së shtunë.
Kështu ka bërë të ditur zyrtarja e lartë e arsimit në Komunën e Prishtinës, Ardiana Ismaili.
“Drejtoria e Arsimit ju njofton se data 11 prill 2023, e martë, do të jetë ditë pushimi. Por, që kjo do të zëvendësohet më datë 29 prill 2023, e shtunë”, thuhet në njoftimin e Drejtorisë së Arsimit.