Këngëtarja Ledina Çelo ka festuar ditën e saj të lindjes, por duket se surprizën më të bukur e ka marrë pikërisht nga bashkëshorti i saj.
Ajo ka publikuar disa imazhe nga kjo surprizë ku shfaqen krevati bashkëshortor i mbuluar me lule dhe me dedikim “Gëzuar Ditëlindjen”. Gjithashtu vihen re edhe një ëmbëlsirë, shampanjë dhe një letër. Kjo do të jetë vërtetë një ditëlindje e paharruar për këngëtaren.

