2.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

Këtë pije nuk duhet ta pini kurrë në mëngjes

Nëse ju mbetet gota e ujit në dollap gjatë natës, mos e pini të nesërmen, më mirë derdheni, dhe kështu do t’i bëni vetes një shërbim të mirë.

Uji i zakonshëm, në dallim nga ushqimi, nuk përmban sheqer dhe as albumine dhe për këtë shkak mund të ndotet më lehtë nga mikrobet.

Për shijen e çuditshme të ujit i cili ka mbetur në gotë gjatë natës ekziston shpjegimi. Në të vërtetë, meqenëse uji ka qenë i ekspozuar ndaj ajrit, ka thithur pak dioksid karboni dhe atë pjesë të atij CO2-shit e ka shndërruar në thartirë karboni, që do të thotë se uji në ajër ndryshon përbërjen e vet kimike.

Kur thartira e karbonit liron një apo dy protone dhe shndërrohet në bikarbonat apo karbonat, kjo ul pH-në e ujit dhe ndërron shijen.

Herën tjetër kur të merrni gotën me ujë, e cila ka qëndruar nga mbrëmja në tavolinën tuaj, duhet të dini që është ekspozuar baktereve dhe që në të kanë përfunduar sasi e konsiderueshme e pluhurit. Kjo do të thotë që uji është i papërdorshëm. Prandaj duhet të mendojmë dy herë se a duhet ta pimë apo jo./Prishtinapress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img