Site icon PrishtinaPress

Këtë javë takim letrar me Agim Vincën në Gjenevë

Në Gjenevë të Zvicrës këtë javë do të organizohet një mbrëmje letrare dhe muzikore nga Universiteti Popullor Shqiptar në bashkëpunim me Ministrinë e Diasporës së Kosovës.

Në këtë takim do të diskutohet lidhur me librin e ri të poetit, “Një këmbanë në qafën tënde” të përkthyer në frengjisht. Mbrëmja vazhdon me një koncert me këngëtaren Mimoza Selimi pianisten Ermira Zyrakja Lefort dhe violinistin Edmond Basha, shkruan KultPlus.
Me këtë rast, në Tempullin Plainpalais do të mbahet një takim me poetin Agim Vinca lidhur me librin e tij të fundit me poezi “Një këmbanë në qafën tënde” (Une cloche à ton cou) i cili është botuar në frangjisht nga shtëpia botuese “Le Petit Véhicule” e qytetit Nantë në Francë.
Libri është botim dygjuhësh: shqip-frëngjisht dhe përmban dyzetë poezi, kurse poezitë në frëngjisht janë përkthyer nga Aleksandër Zoto.
Libri shoqërohet me një parathënie nga botuesi Luc Vidal (Lyk Vidal), ku poezia e Vincës vlerësohet si “poezi e metaforave goditëse dhe e një lirizmi drithërues”, shkruan KultPlus.
Libri përmban ilustrime të piktorit shqiptar Anastas Kostandini-Taso, të punuara sipas motiveve të poezive: Zogjtë, Baladë për Malin e Thatë, I jashtëzakonshëm, Psalm për Shën Naumin, Plepat e vendlindjes, Udhëtimi i fundit i motrës sime, Qentë e Sodomës, Të shkosh në Pogradec, Ç’ka që vajton kjo erë e marrë, Sërish, Kur jam me ty, Te Kulla e Ejfelit dhe Ode biçikletës sime. Në fund të librit janë vënë edhe shënimet për autoritn, si dhe për përkthyesin dhe ilustratorin.
Mbrëmja vazhdon me një koncert me këngëtaren Mimoza Selimi pianisten Ermira Zyrakja Lefort dhe violinistin Edmond Basha.
Mbrëmja letrare dhe muzikore organizohet më 16 shtator prej orës 18:30 me rastin e përmbylljes së ekspozitës “Besa”, të hapur më 5 shtator, nga Universiteti Popullor Shqiptar në bashkëpunim me “I am your protector” dhe muzeun Yad Vashem.
Kjo ekspozitë ka ngjallur kureshtjen e shumë qytetarëve që zbulojnë për herë të parë traditat dhe vlerat shqiptare.
Exit mobile version