Site icon PrishtinaPress

Këta punonjës të shtetit janë të pakënaqur me Qeverinë Kurti, paralajmërojnë proteste

Shoqata Sindikale e Anëtareve të Shërbimit të Jashtëm është sindikata e radhës e pakënaqur me Qeverinë Kurti, këto pakënaqësi do të shënohen përmes një proteste ditën e enjtë. 

Nga kryesia e Sindikatës është kërkuar që protesta të jetë paqësore në kohëzgjatje prej 30 minutash, para objektit te Ministrisë.

Në ftesën për protestim thuhet se në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës është instaluar sistemi i frikësimit e shantazhit ndaj zyrtarëve. 

“Në MPJD fatkeqësisht është instaluar në mënyrë të jashtëligjshme sistemi i frikësimit, shantazhimit dhe kërcënimit në mënyra nga më të ndryshme ndaj zyrtarëve. Kjo mënyrë e të funksionuarit ndaj diplomatëve dhe zyrtarëve të MPJD-së është në kundërshtim me Kushtetues të Republikës së Kosovës e që janë: Liria, Demokracia, të Drejtat e Njeriut dhe Ligjin dhe Rendin”, thuhet në dokument.

Një ndër kërkesat e Sindikatës është të kthehet rendi Kushtetues dhe ligjshmëria e përligjur në Shërbimin e Jashtëm.

Më pas, të ndërprehet sulmi kundër aktivitetit sindikal, gjegjësisht kryetarit te Shoqatës z. Agron Maloku, dhe kthimi i tij ne MPJD.

Kërkesat e tjera janë edhe të shfuqizohet menjëherë nga Qeveria e Republikës së Kosovës Rregullorja 1/2022 mbi Riorganizimin dhe Sistematizimin ne MPJD. Fillimisht të bëhen ndryshimet ligjore pastaj të funksionalizohen aktet nënligjore, Të vendosen në pozita udheheqëse të Sekretarit dhe të tjerët sipas ligjit dhe hierarkisë së administratës.

Të largohen menjëherë nga detyrat diletantët dhe Klika menaxhuese e vendosur me vendime të jashtligjshme: Behar Isma me koeficientin 9 e që ushtron detyrën e zv. SP me diktate dhe arbitraritet të paligjshëm; Vigan Berisha bashkëpjesëmarrës në paligjshmëri; Ragip Zejnullahu dhe të ndërmerren masat disiplinore dhe mjete juridiko-gjyqësore për shkeljet e vazhdueshme ligjore që janë duke i bërë;)

Lista e plotë e kërkesave të ShSAShJ :

1.      Që menjëherë të kthehet rendi Kushtetues dhe ligjshmëria e përligjur në Shërbimin e Jashtëm;

2.      Te nderprehet sulmi kunder aktivitetit sindikal, gjegjesisht kryetarit te Shoqates z. Agron Maloku, dhe kthimi i tij ne MPJD;

3      Të shfuqizohet menjëherë nga Qeveria e Republikës së Kosovës Rregullorja 1/2022 mbi Riorganizimin dhe Sistematizimin ne MPJD. Fillimisht të bëhen ndryshimet ligjore pastaj të funksionalizohen aktet nënligjore.

4.      Të vendosen në pozita udheheqëse të Sekretarit dhe të tjerët sipas ligjit dhe hierarkisë së administratës.(Të largohen menjëherë nga detyrat diletantët dhe Klika menaxhuese e vendosur me vendime të jashtligjshme: Behar Isma me koeficientin 9 e që ushtorn detyrën e zv. SP me diktate dhe arbitraritet të paligjshëm; Vigan Berisha bashkëpjesmarrës në paligjshmëri; Ragip Zejnullhu…. dhe të ndërmerren masat disciplinore dhe mjete juridiko-gjyqësore për shkeljet e vazhdueshme ligjore që janë duke i bërë;)

5.      Te nderpritet hakmarrja ndaj sindikates dhe kryetarit te saj menjehere ne pajtim me ligjin per organizimin sindikal.

6.      Të shfuqizohen të gjitha vendimet arbitrare që kanë shkaktuar largimin e kolegëve nga puna dhe të mos merren vendime për largimin nga puna pa vendim të gjykatëes.

7.      Të aplikohet sistemimi adekuat i kolegëve me përvojë dhe me grada diplomatike;

8.      Të ndërpritet përndjekja dhe segregacioni i diplomatëve dhe zyrtëve me përvojë të gjatë diplomatike, mbi baza administrative, gjinore dhe etnike, e që e tërë kjo prapavij të diferencimit adminostrativo-politik;

9.      Te nderpriten konkurset e shpallura ne menyre kunder ligjore (i jashtem dhe levizje paralele).

10.      Të ndërpritet përndjekja dhe diskriminimi i diplomatëve nëpër komisione të kurdisura;

11.  Të ketë trajtim meritorë sipas praktikave të mira ndërkombëtare të zyrtarëve diplomatik në MPJD në Ligjin për Pagat;

12.  Të përmirësohen kushtet e punës në hapësirat e MPJD-së dhe te drejtat tjera te zyrtareve dhe diplomateve ne MPJD.

13.  Gradimet selektive, privilegjuese dhe diskriminuese

14.  Nxjerrja e aktemerimeve ne menyre selektive dhe mohimi per nje pjese te nëpunësve civil

Shihemi te enjten me date 22.09.2022, ne ora 12:00

Shoqata Sindikale e Anetareve te Sherbimit te Jashtem./Prishtinapress/

Exit mobile version