Qyteti i Dejtonit ka publikuar emrat e nëntë viktimave të vdekur në të shtënat herët të Dielën. Motra e të dyshuarit Connor Betts u identifikua si një nga të vrarët.
Këta janë emrat e viktimave:
- Lois L. Oglesby, femër, 27
- Megan K. Betts, femër, 22
- Saeed Saleh, mashkull, 38
- Derrick R. Fudge, mashkull, 57
- Logan M. Turner, mashkull, 30
- Nicholas P. Cumer, mashkull, 25
- Thomas J. McNichols, mashkull, 25
- Beatrice N. Warren-Curtis, femër, 36
- Monica E. Brickhouse, femër, 39
Guvernatori i Ohio, Mike DeWine tha në një konferencë për shtyp të dielën pasdite se “të gjitha viktimat janë nga shtëpia jonë”.
DeWine shtoi, “kjo është vetëm një tragjedi e jashtëzakonshme. Pavarësisht nga janë viktimat, ata janë viktima. Zemrat tona bashkëndjejnë me familjarët. Kjo është një tragjedi e Miami Valley ”.
Nënkryetari i Policisë së Dejtonit, Matt Carper konfirmoi se Connor Betts është vrasësi dhe se motra e tij Megan Betts, 22 vjeç, ishte një nga yë vrarët.
Duke folur në një konferencë për shtyp, Carper identifikoi nëntë viktimat e vrarë, të cilët shkonin në moshë nga 22 në 57. Ai tha se të gjitha familjet janë njoftuar.
Carper tha se të nëntë viktimat u gjetën në të njëjtin vend.