Site icon PrishtinaPress

Këta janë tre deputetët e LDK-së që morën pjesë në Kuvend në adresimin e Osmanit

Presidentja Vjosa Osmani u është adresuar sot deputetëve të Kosovës me fjalimin vjetor mbi punën e saj si president.

Ky fjalim është nga bojkotuar PDK-ja, AAK-ja e Lista Serbe, teksa nga ish-partia e saj LDK, në sallë të pranishëm ishin vetëm tre deputetë.

Armend Zemaj, Hykmete Bajrami e Valentina Bunjaku janë tre deputetët e LDK-së që shkuan në seancën plenare për ta dëgjuar fjalimin vjetor të presidentes Osmani.

Ajo në këtë fjalim tha se janë duke punuar për liberalizimin e vizave dhe se mosliberalizimimi po dëmton edhe kredibilitetin e BE-së.

“Vonesa disa vjeçare në procesin e liberalizimit të vize po dëmton jo vetëm qytetarët tanë por edhe kredibilitetin e Bashkimit Evropian. Prandaj po punojmë pareshtur me shtetet anëtare, në veçanti me ato që kanë dyshime që ky proces të përmbyllet suksesshëm sa më shpejtë.”, tha Osmani.

Exit mobile version