Një përleshje fizike që dyshohet se eskaloi në përdorim të armës mëngjesin e sotëm, te Gizzi Grill në Veternik, la të plagosur disa persona.
Tre viktimat, një burrë dhe dy vajza janë qëlluar me armë zjarri dhe të njëjtit janë dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.
Sinjali ka mësuar se personat që u plagosën janë: Arben Osmanaj (37-vjeçar), Laura Prenaj (24-vjeçare) dhe Leonita Sadikaj (19-vjeçare).
Në vendin e ngjarjes janë kryer ekzaminimet e nevojshme.
Policia ka ndërmarrë të gjitha veprimet për t’i zbardhur rrethanat në të cilat ka ndodhur incidenti.