Sot në mëngjes rreth orës 07:15, Policia është informuar se në rrugën “ Alia Izetbegoviq ” nё fshatin Vitomericë të Pejës në një lokal ka patur të shtëna me armë zjarri.
Sipas burimeve të Indeksonline, si pasojë e kësaj ngjarje kanë mbetur të plagosur Orhan dhe Halil Ademi.
Policia, menjëherë ka arritur ta identifikoi dhe arrestoji të dyshuarin, është gjetur dhe sekuestruar arma e cila dyshohet që ishte përdorur në rast nga i dyshuari: R.K. i lindur me 1989 mashkull/Kosovar.
Ndërsa sipas burime të Indeksonline i dyshuari për plagosjen e babë e bir është një fqinj i tyre.