3.2 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Këta janë personat që ia shqyen uniformën policit në Drenas, e kërcënuan me ‘një gjak borxh’

Zyrtarët policorë shumë shpesh ballafaqohen me kërcënime serioze nga qytetarë në qytete të ndryshme të Kosovës. Këto raste eskalojnë edhe në sulme fizike duke ua vështirësuar punën e madje duke ua kërcënuar edhe jetën. Kështu ndodhi edhe mbrëmë në rrugën “Xhevë dhe Fehmi Lladrovci në Drenas, raporton Gazeta Sinjali.

Polici që ishte viktimë e kanosjes dhe sulmit u përballë me disa persona, pas intervenimit të tij për të ndërhyrë në një përleshje fizike në progres.

Sinjali ka mësuar ekskluzivisht se polici N.M., (emër i njohur për redaksinë), u kërcënua seriozisht e më pas dy të dyshuarit tentuan ta sulmojnë me shufër metalike.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se dy të dyshuarit që u kapën me zyrtarin policor janë Egzon Obrija (rreth 32-vjeçar) dhe Liridon Obrija (rreth 27-vjeçar).

Bazuar në informacionet e para, të dyshuarit ia kanë shqyer uniformën zyrtare policit dhe njëri prej tyre e ka kanosur me fjalët se “një gjak borxh ma ki…”.

Përballë kësaj situate, zyrtari policor ka nxjerrë armën të cilën nuk e ka përdorur dhe ka kërkuar asistencë.

Dy të dyshuarit janë arrestuar dhe shoqëruar në stacion policor, ku janë intervistuar lidhur me rastin për të cilin dyshohen.

Ndaj tyre, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar masën e ndalimit policor dhe kjo është konfirmuar edhe nga Policia Rajonale në Prishtinë.

“Janë arrestuar dy të dyshuar kosovarë pasi të njëjtit kanë sulmuar fizikisht dhe kanosur një zyrtar policor. Të lënduar nuk ka, ndërsa të dyshuarit pas intervistimit, me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje.”

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img