-4.9 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

“Këta janë njerëzit e Sami Lushtakut, Ilmi Reçicës”: Haxhiu thotë se s’bëjnë pazare

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka folur rreth përpjekjeve të Qeverisë Kurti II për reforma në drejtësi, të cilat nisma u rrëzuan nga Gjykata Kushtetuese si “jokushtetuese”.

Duke folur për sistemin e drejtësisë, ajo ka theksuar se VV-ja dëshiron të krijojë sistem të pavarur të drejtësisë.

Gjatë fjalës së saj, ajo ka përmendur disa emra të përveçëm të PDK-së.

“Ne po tentojmë që sistemi i drejtësisë me qenë i pavarur, mos me thënë këta janë njerëzit e Abelardit, këta janë njerëzit e Ilmi Reçicës, këta janë njerëzit e Sami Lushtakut. Por me thënë këta janë njerëzit e sistemit të drejtësisë, që përgjigjen vetëm sipas kompetencave” – tha ajo, duke treguar se “ka pasur mesazhe” nga prokurorët dhe gjyqtarët për t’u marrë vesh.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img