Këta janë ministrat e LVV-LDK-së në qeverinë Kurti

119
Advertisement

Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje, sot kanë nënshkruar marrëveshjen për bashkëqeverisje.

Advertisement

Nga 15 ministri, dy partitë do të kenë nga gjashtë, ndërsa tri do t’u takojnë minoriteteve.

Ndërkaq, tashmë janë bërë të ditur edhe emrat e ministrave nga dy partitë që do të jenë nën udhëheqjen e kryeministrit, Albin Kurti.

Vetëvendosje do ta udhëheqë Ministrinë e Punëve të Jashtme, atë të Drejtësisë, të Financave, të Ekonomisë, të Shëndetësisë dhe atë të Integrimeve Evropiane.

Ministria e Punëve të Jashtme – Glauk Konjufca

Ministria e Drejtësisë – Albulena Haxhiu

Ministria e Financave – Besnik Bislimi

Ministria e Ekonomisë – Rozeta Hajdari

Ministria e Shëndetësisë – Arben Vitia

Ministria e Integrimeve Evropiane – Blerim Reka

Ndërkaq, më herët edhe Kryesia e LDK-së ka miratuar edhe listën me gjashtë ministrat e kësaj partie që do të jenë pjesë e qeverisë Kurti.

Agim Veliu –  Ministër i Brendshëm

Anton Quni – Ministër i Mbrojtjes

Lumir Abdixhiku – Ministër për Infrastrukturë

Hykmete Bajrami –  Ministre për Arsim

Besian Mustafa – Ministër i Bujqësisë

Vlora Dumoshi- Ministre për Kulturë, Rini dhe Sport

Ndërsa zëvendëskryeministra do të jenë Avdullah Hoti i LDK-së dhe Haki Abazi i VV-së.

LDK-ja do të udhëheqë Kuvendin.  Edhe pse emri i Vjosa Osmanit u miratua në Kryesinë e LDK-së, siç raportohet ajo nuk e do karrigen e Kryetarit të Kuvendit por atë të MPB-së, që tani për tani është vendosur emri i Agim Veliut.

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, dhe ai i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, kanë bërë të ditur se numri i ministrive do të jetë 15 – ndërsa do të jenë 33 zëvendësministra.

Më 3 shkurt, në seancën plenare të thirrur nga i mandatuari për kryeministër, Albin Kurti, pritet të votohet për Qeverinë e ardhshme të Kosovës, të udhëhequr nga LVV-ja dhe LDK-ja.

PostAdssFotoja e reklamës