2.9 C
Pristina
Thursday, November 28, 2024

Buy now

spot_img

Këta janë lojtarët që do t’i mungojnë Kosovës për ndeshjen me Kroacinë

Përfaqësuesja e Kosovës nuk do të jetë e kompletuar për ndeshjet me Kroacinë dhe Ukrainën, që do të luhen muajin e ardhshëm.
Skuadra e Albert Bunjakut do të jetë e hendikepuar pa tre futbollistë për duelin e 6 tetorit, e cila do të zhvillohet në “Loro Boriçi” të Shkodrës.
Lajmin e ka bërë të ditur për “Zërin” përzgjedhësi i Përfaqësueses, Albert Bunjaki, i cili megjithatë po mundohet që mungesën e këtyre futbollistëve ta plotësojë me alternativat që ka në dispozicion.
“Ndaj Kroacisë do të na mungojnë Erton Fejzullahu, Loret Sadiku dhe Ilir Berisha”, ka thënë trajneri kosovar.
Ndër të tjera, ai e ka dhënë një lajm të mirë. “Besoj se Enis Alushi mund të jetë në dispozicion për ndeshjet me kroatët dhe ukrainasit”, ka nënvizuar trajneri kosovar.
Prurjet e reja
Për ndeshjet me Kroacinë dhe Ukrainën nuk ka vetëm lajme të këqija. Kjo pasi Kosova në këto ndeshje do të mundë të llogarisë edhe në super-sulmuesin Besart Berisha, i cili vendosi t’i thotë “Po” Kosovës, por që nuk mundi ta ndihmonte atë në ndeshje me Finlandën, shkruan sot gazeta Zëri.
Ndërkaq, skuadrën kosovare mund ta ndihmojnë edhe Arbër Zeneli, Atdhe Nuhiu, nëse e kompleton dokumentacionin etj. Nuk përjashtohet mundësia që edhe ndonjë futbollist tjetër të zbresë në fushë në dy duelet e rëndësishme të tetorit.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img