Ata janë pyetur se kush janë kandidatët për Kryeministër nga partitë e tyre.
Përgjigjet në Zona B ishin këto:
Rexhep Hoti nga PDK: “Çështja e kryeministrit është çështja ma kapitale e një partie pasi kryeministri i ardhshëm është njeriu që i kërkohet llogari.
PDK ka liderin e saj, Kadri Veselin, që për herë të parë ka treguar se si shkohet për të parë nga afër se si jetojnë njerëzit. Kjo është mënyra më e drejtpërdrejtë”.
Sadri Ferati nga LDK: “Sa i përket kryeministrit nuk e kemi bisedë të ngutshme, sepse e kemi kryeministrin dhe jemi duke menduar për zgjedhjet lokale”.
Mytaher Haskuka nga Vetëvendosje: “Nuk e kemi diskutuar këtë çështje, por besoj se pas diskutimeve mund të nxjerrim kandidatin dhe është e mundur që Albin Kurti të jetë njëri prej tyre”.
Rexhep Kadriu nga AAK: “Ne e kemi liderin e pakontestueshëm, Ramush Haradinajn, kandidat për kryeministër. I dëshmuar edhe kur ishte kryeministër për 100 ditë. Fatkeqësisht ai ndodhet padrejtësisht në Francë, këto ditë presim rikthimin e tij”.