Site icon PrishtinaPress

Këta janë emrat e propozuar për Kryesues dhe anëtarë të Bordit të Zyrës së Rregullatorit për Energji

Qeveria ka shqyrtuar propozim-vendimit për t’i propozuar Kuvendit të Republikës së Kosovës Kryesuesin dhe anëtarët e Bordit të Zyrës së Rregullatorit për Energji.

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka treguar se për kryesues të Bordit të këtij rregullatori kanë aplikuar gjithsej 16 persona prej tyre një femër kurse për anëtar Bordi kanë aplikuar 34 persona.

“Kjo është një agjenci e pavarur kompetencat e të cilës caktohen me ligj që udhëhiqen nga 5 anëtar që një prej tyre është kryesues dhe zgjidhen nga Kuvendit. Më 20 prill kemi hapur 2 konkurse për këto pozita. Të dy konkurset të publikuara në faqen e ministrisë në dy gjuhë që ka qëndruar 30 ditë i hapur. Janë pranuar 16 aplikime për kryesues dhe 34 për anëtar. Të gjithë aplikantët i kanë kryer studimet fillestare në Kosovë. Në konkursin për kryesues të Bordit nga 16 vetëm një ka qenë femër”, është shprehur ajo.

Rizvanolli ka treguar se ka pasur shtatë ankesa ku pesë prej tyre kanë qenë të pranueshme për komisionin ad-hock.

“Kemi nxjerr një komision ad-hock për vlerësimin e rezultateve dhe propozimin përfundimtare për kandidatët e përzgjedhur. Janë shqyrtuar të gjitha aplikacionet dhe janë përgatitur vendimet për ata që janë refuzuar. Janë shqyrtuar edhe vendimet për ankesat që ka pasur”.

Zëvendëskryeministri Bislimi e ka quajtur këtë paraqitje të saj të zgjeruar si sinjal transparence.

“Për kryesues propozohen: Ymer Fetahu dhe Vehbi Sojfiu. Për anëtar: Vebi Sojfiu, Gani Buqaj, Arjeta Pajaziti dhe Lutfije Dervishi”.

Exit mobile version