14.1 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

spot_img

Këta janë emrat e parë që përfliten si konkurrentë të “Big Brother 3”

Shtatori do të rikthehet me ndryshime të mëdha në ekranet tona, ku merkatoja televizive ka kohë që ka nisur.

Por sytë e të gjithëve natyrisht që janë për “Big Brother”.

Formati numëron shumë ndjekës që krijojnë lidhjet e tyre me personazhet VIP që bëhen pjesë. Ndonëse është ende herët për të folur për gjithçka pritet të ndodhë në “Big Brother VIP 3”, ftesat e para për personazhet kanë nisur të shpërndahen.

Emri i Arbër Çepanit ka nisur të përflitet si një ndër personazhet që ka marrë një ftesë. Kujtojmë se ai është fituesi i edicionit të parë të “Big Brother”, ndaj edhe prania e tij në këtë format, do të sjellë eksperiencën e fituesit.

Vitin e shkuar, Arbri ishte i angazhuar me Dancing with the Stars, ku edhe provoi sfidën e kërcimit. Këtë herë, sipërmarrësi, do të provojë një tjetër sfidë, këtë herë edhe më impenjative. Një tjetër emër që është përfolur për t’iu bashkuar kastit është edhe Zamira Kita. Aktorja e njohur, njihet për butësinë dhe batutën që ka gjithmonë.

Daljet e saj mediatike kanë qenë të rralla dhe të përqendruara te karriera e saj si aktore. Ndaj nëse do të vendosë t’i thotë po kësaj ftese, do të kemi mundësinë të shohim një tjetër anë të Zamirës.

Një emër që padyshim do të premtojë shumë të papritura nëse bëhet pjesë e “Big Brother VIP” është edhe Ledjan Agalliaj. Të gjithë e njohim tanimë balerinin si partnerin e këngëtares, Elhaida Dani. Në pamundësi për të pasur Elhaidën në Big Brother, për shkak të axhendës së ngjeshur që ka jashtë vendit, ftesa ka shkuar për balerinin e Topit, që ka qenë që prej Dancing, në qendër të vëmendjes, pikërisht për historinë e dashurisë që lindi në palestrat e Top.

Kujtojmë që në nisje të këtij formati, balerini ishte i fejuar, madje partnerja e tij ishte edhe mbështetësja më e madhe e tij dhe e Elhaidës, që konkurronin si çift në këtë garë. Por shpejt kjo lidhje mori fundi, duke nisur një raport të ri me Elhaidën. Këngëtarja tha në atë kohë se së bashku me Ledianin nuk kanë thyer asnjë kod moral me lidhjen e tyre të dashurisë.

Ajo theksoi se vendosi ta bënte publike lidhjen e saj për shkak të përgjegjësisë që ka si një personazh publik që është.

Ka qenë një javë shumë intensive kjo që kaluam, kishim vendosur të mos reagonim asnjëri, unë nuk jam këtu për të edukuar një popull të tërë, por duke qenë se jam një personazh publik kam një lloj përgjegjësie kur bëj veprimet e mia në sy të publikut, e ndjeja të nevojshme të sqaroja vendin tim, fjalët nuk do të mbarojnë kurrë”, tha ajo.

Por duket se tashmë ata i kanë kapërcyer këto komente dhe vijojnë të kenë plane për të ardhmen. Pas zërave për një krisje mes tyre, dyshja duket më e dashuruar se kurrë. Pasi kaluan disa kohë të ndarë, ku Lediani ishte i angazhuar me projekte në Tiranë dhe Elhaida në Europë, tashmë ata janë bashkuar, për të shijuar disa ditë pushime.

Ndërkohë një tjetër emër që duket se e ka shprehur vetë dëshirën për të qenë pjesë e këtij formati është edhe Adelina Tahiri. Këngëtarja maqedonase foli vetëm pak ditë më parë këtë format, duke mos pranuar, as mohuar faktin se do të ishte pjesë e garës.

Adelina Tahiri është e njohur për natyrën e saj të drejtpërdrejtë me publikun, ama gjithmonë thotë gjërat që ajo do të ndajë duke qenë e kujdesshme për të mbajtur gjithmonë në guaskën e saj gjithçka që për të është “personale”.

Kështu, ndërsa e ka menduar veten si konkurrente në “Big Brother”, Adelina e ka të vështirë, ashtu si Olta Gixhari, ta mendojë veten larg të birit. Por ka edhe një frikë tjetër: “Unë jam shumë realiste, unë çdo gjë ta them në fytyrë dhe jam shumë e çiltër…”, thotë ajo pas pyetjes nëse e sheh veten si banore e “Big Brother”.

Por krahasuar me Oltën, ajo mendon se aktorja gjeti strategjinë e gabuar: “Mua më pëlqen shumë Olta si fizik, është një ndër femrat më të bukura shqiptare, për mendimin tim. E vlerësoj shumë, është shumë femërore. Për karakterin është çështje personale, por unë si femër e kam mbështetur… Por në krahasim me të, unë jam shumë më emotive dhe tregoj shumë më shumë lot, se Olta. Ajo është shumë vajzë e mirë, por mendoj që kishte strategjinë e gabuar. Realisht, e mendoj se është njeri më i mirë sesa u shpall në “Big Brother”. Në këto deklarata, Adelina e ka të qartë tashmë strategjinë që do të ndjekë, ndaj tashmë mbetet për t’u parë nëse do të pranojë të vijë në këtë sfidë, sidomos pas ndarjes dhe ribashkimit me bashkëshortin e saj milioner.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img