Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sonte në qendër të Prishtinës në rrugën “Qamil Hoxha”, ku si pasojë e të shtënave me armë zjarri kanë mbetur të plagosur dy persona.
Burimet e Sinjalit nga Prokuroria bëjnë të ditur se të plagosurit janë Olsi Podvorica edhe Darsel Morina.
Sipas informacioneve, Podvorica dhe Morina aktulisht janë duke u trajtuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Ndryshe, rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Bazuar në informacionet e para raportohet për dy persona të lënduar, njëri nga ta dyshohet të ketë marrë lëndime nga arma e zjarrit. Personat e lënduar janë dërguar për trajtim mjekësor”, tha Ahmeti.
Ndërsa, shton se hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, po ndërmarrin veprimet hetimore për ndriçimin e plotë të rastit dhe janë në kërkim të personave të dyshuar të cilët tashmë janë identifikuar nga ana e Policisë.