Në momentin kur eskaloi situata në Kuvendin e Kosovës, teksa janë përleshur opozita me pozitën, Hajdar Beqa i PDK-së nuk i ka kursyer grushtat ndaj Vetëvendosjes.
Beqa ka sulmuar Besnik Bislimin, Hekuran Muratin, Armend Mehaj, dhe Armend Mujën me grushta.
Ndërkohë që, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, kishte marrë fjalën në folësen e Kuvendit, nga opozita i kanë hedhur ujë shefit të ekzekutivit.
Teksa ishte në transmetim, janë parë të përfshihen në përleshje pozita me opozitë, shkruan Gazeta Insajderi.