Analisti politik Valon Syla ka përmendur disa emra ministrash që mund të jenë target i Kurti për t’u ndryshuar si rezultat i një riformatimi të Qeverisë.
Syla ka përmendur zëvendëskryeministrin dhe ministren e Jashtme Donika Gërvalla, ministren e Tregtisë dhe Industrisë Rozeta Hajdari, ministren e Ekonomisë Artane Rizvanoli, ministrin e Shëndetësisë Rifat Latifi dhe ministrin e Mbrojtjes, Armend Mehaj.
Ishte vetë Kurti ai i cili në një mbledhje të partisë dje kritikoi ministrat e tij, duke u thënë se nuk janë të paprekshëm. Sipas Sylës, siguri në qeveri nuk ka as krahu i djathtë i Kurtit, zëvendëskryeministri i parë, Besnik Bislimi.
Syla ka shkruar:
Me këta 5 ministria kosovarët s’janë të knaqun, por as Albini kishe. Edhe po mendojka me i hjek, kishe me u çpërla me publik ka pak.
1. Donika Gërvalla
2. Rozeta Hajdari
3. Artane Rizvanolli
4. Rifat Latifi – Lleptiri
5. Armend Mehaj – Ushtari Norvegjez
Po ashtu Zv. i Kurtit, Besnik Bislimi se kish sigurt. Realialisht ankesa në parti ka edhe për Liburnin e Xhelalin, por ata sguxon me i prek 1 here.
Te kqyrim.
#albanologji #vv #kurti #riformatizuza