Konform aktit më të lart juridik të shtetit, për secilën nga pesë pozitat që do të plotësohen në Kushtetuese garojnë nga dy kandidatë. Prej pesëshes që pritet të zgjidhet nga Kuvendi, një pozitë i takon komuniteteve pakicë në Kosovë.
Vullnetit të deputetëve do t’i nënshtrohen: Nexhmi Rexhepi, Remzije Istrefi-Peci, Radomir Laban, Hajzer Salihu, Safet Hoxha, Bajram Latifi, Shkëmb Manaj, Vigan Qorroli, Shqipe Ibraj- Mala dhe Nebojsha Boriqiq.
Prej tyre, Radomir Laban dhe Nebojsha Boriqiq “luftojnë” ndaras nga të tjerët për vendin në Gjykatë.
Në rast se procesi shkon siç duhet, atëherë Gjykata Kushtetuese për herë të parë do të jetë pa asnjë ndërkombëtar, shkruan AktivPress. Sipas rregullave, votimi i kandidatëve për gjyqtar kushtetues është i fshehtë.