7.3 C
Pristina
Friday, November 29, 2024

Buy now

spot_img

Këta janë 10 futbollistët më të paguar, prijnë Ronaldo e Messi

Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi dominojnë listën e futbollistëve më të paguar të momentit, siç është publikuar nga Forbes. Dy yjet e mëdhenj të futbollit modern aktualisht po luajnë larg Evropës, por ndikimi i tyre në futboll mbetet i pasfiduar.

Portugezi hapi dyert e Lindjes së Mesme për lojtarët më të mirë në botë pas transferimit të tij te Al-Nassr në dhjetor 2022. Ndërkohë, argjentinasi ka ndriçuar MLS-in që kur u bashkua me Inter Miami në verën e vitit 2023.

Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi janë në fundin e karrierave të tyre përkatëse, por vazhdojnë të përfitojnë jashtëzakonisht mirë financiarisht. Të dy mbeten ndër futbollistët më të mirë në botë për momentin.

Portugezi kryeson listën, duke fituar një shumë marramendëse prej 285 milionë dollarësh në vit. Nga këto, 220 milionë dollarë vijnë nga paga e tij te Al-Nassr, ndërsa pjesa tjetër nga sponsorizimet.

Ndërkohë, argjentinasi është i vetmi lojtar i MLS që gjendet në listën e dhjetë më të paguarve. Lionel Messi fiton gjithsej 135 milionë dollarë, nga të cilat 60 milionë vijnë nga paga dhe 75 milionë nga sponsorizimet jashtë fushe.

Lista është dominuar kryesisht nga lojtarë që luajnë në Arabinë Saudite. Përveç Cristiano Ronaldos, mes më të paguarve në botë janë edhe Neymar i Al-Hilal (110 milionë dollarë), Karim Benzema i Al-Ittihad (104 milionë dollarë) dhe Sadio Mane i Al-Nassr (52 milionë dollarë). Nga La Liga, përfaqësuesit e vetëm janë dyshja e Real Madridit, Kylian Mbappe (90 milionë dollarë) dhe Vinicius Junior (55 milionë dollarë).

Trioja e Premier League, Erling Haaland (60 milionë dollarë), Mohamed Salah (53 milionë dollarë) dhe Kevin De Bruyne (39 milionë dollarë), e plotësojnë listën e dhjetë lojtarëve më të paguar në botë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img