Federata e Boksit të Kosovës i ka zgjedhur laureatët e vitit 2016 të shtunën, shkruan zeri.info.
Me këtë rast, Armend Xhoxhaj është zgjedhur boksieri më i mirë i vitit që shkoi. Ndërkohë, epiteti i boksieres më të mirë i ka takuar Donjeta Sadikut.
Kurse, trajneri i saj, Besim Brahimi, është shpallur trajneri më i mirë i vitit që lamë pas, kurse gjyqtari më cilësor është vlerësuar Latif Demolli.
Klubi numër 1 në Kosovë për vitin e kaluar është shpallur “Gollaku”.
Ndërsa, Sylejman Voca është nderuar me mirënjohjen e “punëtorit sportiv”.
Federata e Boksit ka shpallur laureatë dhe në konkurrenca tjera e po ashtu ka ndarë disa mirënjohje për kontribuuesit e boksit.