Franck Kessie mund të luajë në Premierligë sezonin e ardhshëm, me Chelsean dhe Tottenham që janë të interesuar të sigurojnë shërbimet e tij.
Mesfushori i transferuar te Milan nga Atalanta dy vite më parë, mund ta vlerësojë situatën e tij, nëse ‘Rossonerët’ edhe këtë vit dështojnë të sigurojnë një vend që dërgon në Ligën e Kampionëve
Reprezentuesi i Bregut të Fildishtë në verën e vitit 2017 u transferua në ‘San Siro’, dhe Milan ka një detyrim për të blerë kartonin e tij në fund të këtij sezoni për 20 milionë euro.
Sipas ‘Tuttomercato’, nëse Milan nuk arrin të kualifikohet në Ligën e Kampionëve, Kessie mund të largohet.
Klubi italian do të detyrohej të shiste 22 vjerçarin, shkaku i mungesës së parave dhe problemeve që tashmë i kanë me shkeljen e Fair Play Financiar.
Kessie në 18 paraqitje për Milan këtë sezon ka shënuar tri gola.