Në qytetin e Shtimes dhe Istogut këtë të diele ka rënë shi dhe breshër i madh.
Këtë e kanë bërë të ditur, qytetarët të cilët kanë dërguar fotografi.
Sipas qytetarëve, breshëri ka dëmtuar edhe kulturat bujqësore.
Madhësia e breshrit arriti deri në 5.5 cm e kjo gjë është dëshmuar edhe përmes realizimit të një fotografie.
Ndërkaq, meteorologët kanë parashikuar se në ditët në vijim, do të ketë sërish reshje shiu.