Qeveria e Kosovës ka njoftuar se është arritur një marrëveshje për hapat që do të ndërmerren në lidhje me murin e ndërtuar në pjesën veriore të Mitrovicës. Ndërkohë, kryetari i Komunës së Mitrovicës së veriut, Goran Rakiq, tha të shtunën në një mbledhje të jashtëzakonshme të komunës, se “muri do të largohet nga pozita në të cilën ndodhet”.



