Site icon PrishtinaPress

Kështu mund të përfundojë historia me Kosovën: Vuçiq do të kërkojë referendum, por vetëm në një rast

Members of the electoral commission wait for Kosovo Serbs to vote in the general elections at a polling station in the ethnically divided Kosovo town of Mitrovica, 40 kms north of Pristina, on May 11, 2008. Polls opened in Serbia's crucial general elections seen as a referendum giving its people a stark choice between entering or abandoning the European Union over Kosovo's independence.,Image: 25366155, License: Rights-managed, Restrictions: , Model Release: no, Credit line: LAURA BOUSHNAK / AFP / Profimedia

Nuk ka gjasa që qeveria e kryesuar nga Aleksandar Vuçiq të vendosë që në referendum të konfirmojë nënshkrimin e propozimit franko-gjerman për Kosovën, thonë bashkëbiseduesit e Nova-s. Ka më shumë gjasa që ky dokument të miratohet nga Kuvendi i Serbisë, siç u bë në rastin e Marrëveshjes së Brukselit, dhe qytetarët do ta thonë fjalën e tyre në referendum vetëm me nënshkrimin e marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve, e cila mund të të bëhet njëkohësisht me hyrjen e Serbisë në BE.

Aleksandar Vuçiq deklaroi se Serbia e ka pranuar konceptin e marrëveshjes, bazuar në propozimin franko-gjerman, pa hyrë në detaje se çfarë përfshin. Ai tregoi se cilat do të ishin pasojat nëse Serbia nuk e pranon atë propozim, pas të cilit ndërkohë ka qëndruar edhe Bashkimi Evropian.

“E di se çfarë do të vendos, por jo në emër të Serbisë. Në emër të Serbisë kuptohet – përndryshe do të ishte në kundërshtim me Kushtetutën e Serbisë – organet e tjera kompetente shtetërore (parlamenti) dhe mundësisht edhe qytetarët”, tha presidenti serb Aleksandar Vuçiq në fjalimin e tij drejtuar kombit lidhur me presionin e BE-së dhe SHBA-së që Serbia të pranojë planin gjermano-francez për zgjidhjen e krizës së Kosovës.

Kur foli për deklarimin e mundshëm të qytetarëve, mund të konstatohet se Vuçiq e kishte fjalën për shpalljen e referendumit, por pakkush beson se ai do ta bëjë këtë realisht.

Sipas mendimit të disa njohësve të së drejtës kushtetuese, nëse nuk bëhet fjalë për njohjen formale të Kosovës së pavarur dhe nënshkrimin e një akti politik, siç ishte rasti me Marrëveshjen e Brukselit, qeveria nuk është e detyruar të shpallë referendum.

Sllobodan Orloviq, profesor i së drejtës kushtetuese në Fakultetin Juridik në Novi Sad, thotë “se çdo ndryshim i territorit sipas Kushtetutës nënkupton shpalljen e popullit në referendum”.

“Nëse kjo do të thotë ndryshim i kufijve, sigurisht që populli do të duhet të shprehet për këtë, sepse është një nga pikat e procedurës së hartimit të kushtetutës”, tha OrloviQ për “Nova”.

Edhe pse nuk e kemi parë propozimin zyrtar, e sigurt është se në propozimin franko-gjerman nuk përmendet njohja formale. Duke gjykuar nga non-paper-i i mediave, nënshkrimi i asaj marrëveshje do t’i mundësonte Kosovës anëtarësimin e organizatave ndërkombëtare, nga Këshilli i Evropës e deri te Bashkimi Evropian dhe NATO.

“Serbia nuk ka asnjë mekanizëm në dy nga ato tre organizata – BE dhe NATO, sepse nuk është anëtare dhe nuk mund të ndikojë në anëtarë. Sa i përket Këshillit të Evropës, ajo është vetëm anëtar, por nuk ka të drejtë vetoje. Ne mund të kundërshtojmë vetëm hyrjen në OKB, por jo si anëtare e OKB-së, por si dikush që përfundimisht do të mbështetej nga anëtarët e Këshillit të Sigurimit, anëtarët e përhershëm Rusia dhe Kina”, thotë Orloviq.

Referendumi është i dëshirueshëm në rastin e anëtarësimit të Kosovës në OKB.

I pyetur nëse përmendja e anëtarësimit të Kosovës në OKB do të kërkonte shpalljen e referendumit, ai deklaron – jo në mënyrë eksplicite.

Nëse do të nënshkruhet një marrëveshje ligjërisht e detyrueshme për normalizimin e marrëdhënieve, e cila ende nuk është në rend dite dhe që përfundimisht do të përfshinte njohje reciproke, ajo do të duhej të votohej nga qytetarët. Me këtë pajtohen edhe bashkëbiseduesit e Nova-s. /Ballkani.info/

Exit mobile version