Site icon PrishtinaPress

Kështu i uron Bekim Haxhiu gratë shqiptare për 8 mars

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu me rastin e Ditës Ndërkombëtare të gruas u ka uruar 8 marsin të gjitha grave shqiptare.

Haxhiu, i cili ka publikuar një fotografi me bashkëshorten ka thënë se “gratë shqiptare ishin dhe do të vazhdojnë të jenë shtylla e familjes dhe shoqërisë”.

Ai ka theksuar që si shtet po vazhdon dështimi ndaj grave.

Shkrimi i plotë:

Gëzuar 8 Marsi – Dita Ndërkombëtare e Gruas!

Pa gjininë e bukur ne jemi vetëm hije. Ju jeni bukuria dhe begatia e gjithë UNIVERSIT.
Urime nga zemra nënë, grua, motra!

Urime të gjitha grave shqiptare që ishin dhe vazhdojnë të jenë shtylla e familjes dhe shoqërisë.
Si shtet, si shoqëri po vazhdojmë të dështojmë t’ju mbrojmë dhe avancojmë në pozita më të larta, vendimmarrëse.

Ju meritoni më shumë!

Me respekt,
B.H.

Exit mobile version