Site icon PrishtinaPress

Kështu i përgjigjet Thaçi refuzimit të amerikanëve për ushtrinë

Pas deklaratës së Ambasadës Amerikane, presidenti i vendit, Hashim Thaçi, i është drejtuar qytetarëve të Kosovës duke thënë se në asnjë rrethanë SHBA nuk e ka vënë në pikëpyetje të drejtën legjitime të Kosovës për themelimin e Ushtrisë.

Thaçi shtoi se SHBA e ka bërë të qartë se dëshiron që kjo çështje të zgjidhet nëpërmjet ndryshimeve kushtetuese.

“Përkundër shqetësimeve të bëra publike SHBA’të në asnjë rrethanë nuk e vënë në pikëpyetje të drejtën tonë legjitime për themelimin e Ushtrisë së Kosovës. ShBA e kanë bërë të qartë se duan që kjo çështje të zgjidhet nëpërmjet ndryshimeve kushtetuese”, ka thënë Thaçi.

Exit mobile version