Site icon PrishtinaPress

Kështu i kundërpërgjigjet Erdogani atyre që e quajnë “diktator”

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, gjatë një interviste për rrjetin televiziv, CNN, ka kundërshtuar edhe kritikat ndaj tij përmes të cilave ai është quajtur “diktator”, duke thënë se termi “diktator” ndaj tij është përdorur edhe para 14-15 vitesh, ndërkohë që nuk kishte një sistem të tillë.

Ndërsa duke theksuar se për të qenë diktator nuk është i nevojshëm të jesh patjetër president apo kryetar shteti, Erdogan në vijim ka shtuar: “Nëse thoni që nga kutitë e votimit del diktatori, kjo është një padrejtësi ndaj votuesve.

Demokracia merr fuqinë e saj nga populli. Kësaj ne i themi vullneti i popullit. Çfarë të vendosë vullneti i popullit duhet të respektohet nga të gjithë. Po sikur të dilte ‘jo’, çfarë do të ndodhte? Unë nuk do të mund të thoja një gjë të tillë.

Dhe e vetmja gjë që do thoja është respektimi i votës. Përse? Sepse është zgjedhja e popullit, për këtë arsye”, ka thënë Erdogan, shkruan AA, përcjellë Klan Kosova.

Exit mobile version