Sot do të ndodh inaugurimi i presidentit të 45-të amerikan, Donald Trump. Ndërkaq, nga Shtëpia e Bardhë, pas dy mandateve, do të largohet Barack Obama.
Emërimi i Trumpit ka nxitur debate të mëdha në qarqet shqiptare, sidomos pas deklaratave të tij kontroverse për NATO-n dhe angazhimin e madh amerikan në rajon, transmeton Telegrafi.
Në anën tjetër, tek serbët emërimi i Trumpit shihet si ndryshim pozitiv i qasjes amerikane ndaj tyre.
Aktori Gojart Kqiku, në profilin e tij në Facebook e ka shprehur në mënyrë unike shqetësimin e tij,
“Boll marak po bohëm po qka mej bo .. Thank you Obama”, ka shkruar ai në profilin e tij, ku shihet të ketë veshur fanellën me portretin e Obamas, nën të cilën shkruhet “gabimisht” emri i presidentit të 44-të: Marak Ubana!